
Edhe zyrtarisht, sipas El Chiringuitos, Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin, Kylian Mbappe.
El Chiringuito de Jugones raporton se oferta e parë e Los Blancos është 160 milionë euro, që mund të rritet deri me 31 gusht nëse Paris Saint Germain i vështirëson negociatat, transmeton Gazeta Express.
“REAL MADRID konfirmon se i ka bërë një ofertë PSG-së për Mbappen prej 160 milionë eurosh dhe ka kërkuar leje që të flasë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij”, shkruan El Chiringuito.

Mbappe vazhdon të refuzojë një pas një ofertat e PSG-së për rinovimin e kontratës.
Raportohet se PSG, fillimisht insistonte që mos ta shesë, por atij do t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm dhe për të mos e humbur me parametra zero, Parisi po mendon ta shesë dhe tashmë Reali ka bërë ofertë zyrtare.
Mbappe është dëshira e madhe e Florentino Perez që e do patjetër në “Santiago Bernabeu”.
Realit i mungon një galaktik që nga koha e largimit të Cristiano Ronaldos.
Eden Hazard erdhi si i tillë, por tani s’mund të konsiderohet i tillë, ai ka dështuar për dy vite në Madrid dhe me ardhjen e Mbappes, vështirë se do të vazhdojë në Real. /Gazeta Express/








