Boom: KB “Trepça” shumë shpejt kampion Kosove, merr në ekip ish-lojtarin e NBA, Rodney Purvis

“Minatori” do jehojë edhe më fort.
Kjo pasi KB Trepça do të pëforcohet edhe me një lojtar të huaj, madje ai është basketbollist me përvojë në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Plejmejkeri amerikan, Rodney Purvis, ka pranuar ofertën e drejtuesve të Trepçës për t’u bërë pjesë e ekipit, shkruan Mitropol.
Purvis me gjatësi prej 193 centimetrash, është vetëm 28 vjeçar dhe te Trepça vije pas 5 ndeshjeve që ka luajtur në Uruguai me Hebraican tek të cilët kishte mesatare prej 10 pikëve, 3.2 asisteve e 3.2 kërcimeve për ndeshje.
Veç me Hebraican, ai gjatë këtij sezoni, ishte angazhuar edhe tek Cherkasky Mavpyn në Ukrainë me 10.3 pikë, 3.8 asiste e 2.3 kërcime në 19 ndeshje.
Purvis arriti kulmin e karrierës së tij në NBA, ku kishte luajtur për Utah Jazz në ligën verore më 2017 e më pas luajti edhe për Orlando Magic në stinorin 2017/18, për të performuar më pas edhe në skuadrat e Oklahomas, Bostonit dhe Miamit, por aty nuk pati paraqitje zyrtare.
Purvis në Evropë luajti me Hapoel Tel Avivin në stinorin 2019/20, por një kohë edhe në Serie A të Italisë me Cantun, derisa në 2020/21 luajti te Bergamo poashtu në Itali, por në këtë stinor luajti pak edhe te Szczecini në Poloni.
Me këtë lojtar, Trepça pa dyshim do bëhet kampion kosove në basketboll./Mitropol/








