Medi
02SPORT

BOOM: Mike Edwards, përforcimi më i ri i KB “Trepça”

Mike Edwards është zyrtarizuar nga KB Trepça si përforcimi me i ri në rrugën drejt titullit kampion.

Drejtuesit e klubit kanë përforcuar pozitën e qendrës me basketbollistin Mike Edwards i cili vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

London

24 vjeçari ështe i gjatë 206 cm dhe përveç në SHBA, ai në dy vitet e fundit ka zhvilluar karrierën në Gjeorgji dhe Rusi.

Ne Gjeorgji me ekipin e Dinamo Tbilis kishte mesatare prej 15 pikëve, 8 kërcime 2 asistime, ndërsa në superligën e Rusisë me klubin Dinamo Vladivostok në 13 ndeshje të zhvilluara ka pasur 11.2 pikë për ndeshje dhe 6.2 kërcime.

Mike Edwards është një basketbollist shumë i lëvizshëm dhe atlet me ngulitje monstruoze, poashtu me precizitet për 3 pikë.

Premium Store