Aquapark 1
02LAJME

Brahimi: Armend Muja është deputeti mashtrues i VV-së që mori vota nga Mitrovica edhe pse jetonte në Prishtinë

Asambleisti i PDK-së në Mitrovicë, Valon Brahimi e ka quajtur mashtrues deputetin mitrovicas të VV-së, Armend Mujën, shkruan Mitropol.

Ai ka thënë se Muja duke vendosur parashtesën ‘milion’ shifrave që pasqyrojnë ndarjet buxhetore për komunën e Mitrovicës prej disa qindra mijëra euro synon të krijoj tek qytetarët percepcionin se kinse bëhet fjalë për miliona euro çka sipas tij nuk është e vërtetë.

Medi

Mirëpo Brahimi thotë se kjo nuk ‘i dhezë’, pasi qytetarët e Mitrovicës e kanë atë aftësi dhe shkallë të emancipimit sa t’i kuptojnë qartë shifrat numerike dhe tendencat e Armend Mujës për t’i mashtruar, gjë që ia kanë dëshmuar më 17 tetor.

Postimi i plotë:

Armend Muja, ashtu edhe për nga natyra është fytyrë mashtruese, prandaj duke vendosur parashtesën ”milion” shifrave që pasqyrojnë ndarjet buxhetore për komunën e Mitrovicës prej disa qindra mijëra euro synon të krijoj tek qytetarët percepcionin se kinse bëhet fjalë për miliona euro çka nuk është e vërtetë. Por kjo nuk i dhezë mashtruesit sepse qytetarët e Mitrovicës e kanë atë aftësi dhe shkallë të emancipimit sa t’i kuptojnë qartë shifrat numerike dhe tendencat e Armend Mujës për t’i mashtruar. Me 17 Tetor i’a kanë dëshmuar këtë.

Përshembull:

-Fondit për rindërtim të shtëpive në Mitrovicën V prej 200 mijë euro i referohet si (0.2 milion euro),

– Ndërtimit të rrugës Bare-Selac 300 mijë euro i referohet si (0.3 milion euro)

– Ndërtimt të rrugës Melenicë-Zabërgjë prej 330 mijë euro i referohet si (0.33 milion euro),

– Ndërtimt të rrugës Maxherë-Dedi-Bistricë prej 250 mijë euro i referohet si (0.25 million euro)

– Vazhdimt të rrugës Kovaqicë prej 100 mijë euro i referohet si (0.1 milion euro).

– Rivitalizimit të Qytetit të Vjetër të Trepçes prej 150 mijë euro i referohet si (0.15 milion euro)

– Ruajtjes dhe konzervimit të Xhamisë së Mazhiqit prej 65 mijë euro i referohet si (0.065 milion euro)

– Ndërtimit të Çerdhes në Lagjen Ilirida prej 150 mijë euro inreferohet si (0.15 milion euro)

– Ndërtimit të Shkollave Fillore Gushavc dhe Broboniq projekte pothuajse të përfunduara në shifren prej 370 mijë euro i referohet si (0.37 milion euro)

– Restaurimit të Shtëpisë së Xhafer Deva prej 100 mijë euro inreferohet si (0.1 milion euro)

– Restaurimit të Hamamit të Qytetit në vlerë prej 30 mijë euroni referohet si (0.03 milion euro)

– Kullës së Isa Boletinit në vlerë prej 70 mijë euro i referohet si (0.07 milion euro)

– Ndërtimit të Objektit të Prokurorisē prej 340 mijë euro i referohet si (0.34 milion euro) etj.

Ky është deputeti mashtrues i VV-së që mori vota nga Mitrovica edhe pse jetonte në Prishtinë.

Active 1