Aurora Group
02LAJME

Brahimi: Kemi raportime për manipulim me çmime për fundvit, inspektorët do jenë në terren 24/7

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi ka njoftuar se në këtë kohë në prag të festave të fundvitit kanë pranuar shumë raportime nga qytetarët për manipulim të çmimeve të produkteve nga ana e bizneseve të caktuara.

Përmes një statusi në Facebook, Brahimi ka thënë se mbi këtë bazë këto ditë dhe gjatë tërë ditëve në vijim deri në përfundim të festave të fundvitit, Drejtoria e Inspekcionit, sektori i inspektorëve të tregut në kuadër të planit javor të punës ka paraparë vizita inspektuese të vazhdueshme, sistematike, 24/7 me qëllim të evitimit dhe parandalimit të këtyre parregullësive.

London

Ai ka ftuar bizneset që të sillen konform rregullatives ligjiore në fuqi dhe të përmbahen nga çfardo veprimi që bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e konsuatorit dhe Ligjit për Tregëtinë e Brendshme.

Dukato 1