Premium Store
02LAJME

Bravo e madhe: Këta janë dy shoferët që shpëtuan gruan që ra me makinë në Ibër

Dje rreth orës 15:30 një grua kishte rënë me veturë në greminë, duke përfunduar në ujërat e lumit Ibër, ngjarje kjo për të cilën raportoi “Mitropol”.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën nacionale M-22.3, më saktësisht në drejtimin Mitrovicë-Leposaviq, l

Dukato 1

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, automjeti tip “Mercedes A170”, i cili ishte duke lëvizur nga drejtimi i Mitrovicës, i cili drejtohej nga një grua me inicialet T.L (1988) me vendbanim në Leshko, ishte përmbysur për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme dhe më pas ka rënë në shtratin e lumit Ibër.”

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Veriore, togeri Branislav Radoviq.

Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dalur edhe ekipet e policisë dhe zjarrfikësve dhe se gruaja me lëndime të lehta është transferuar në Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës.

Gruaja e cila drejtonte veturën e tipit Mercedes është shpëtuar nga dy burra të guximshëm që ndodheshin me makina pas veturës që ra në Ibër.

T.L. e cila po drejtonte mjetin siç ka mësuar “Mitropol” ka tentuar të dalë nga mjeti, por rryma e ujit ka qenë e fortë dhe uji ka qenë i akullt. Shoferi nga automjeti tjetër në kolonë ndaloi automjetin e tij dhe më pas kamionin që ndodhej pas tij. Pa menduar dy herë, këta dy shoferë janë hedhur në Ibër dhe kanë nxjerrë gruan në breg, duke e shpëtuar kështu nga mbytja në ujë.

Ndihmë për nxjerrjen e shoferes ka ofruar edhe KFOR-i, i cili ka ardhur ndërkohë./Mitropol/

Koha