Premium Store
02LAJME

Broja kërkon nga PDK zëvendësimin e Arian Tahirit me një emër tjetër nga PDK në asamble

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar aktin e saj të parë në cilësi të kryesueses për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit të Komunës z. Arian Tahiri nga subjekti politik i PDK-së, i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij si anëtar i KK-së, dhe aktualisht ushtron detyrën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës.

Kryesuesja Broja, në ditën e parë të punës ka mbajtur edhe një takim të karakterit informues me stafin e sekretarisë së kuvendit komunal, ku ka kërkuar që të ketë frymë bashkëpunuese dhe korrektësi në punë.

Aquapark 2

Po ashtu kryesuesja Broja ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e subjekteve politike dhe do të adresohen çështje të cilat kanë të bëjnë më qytetarët e Mitrovicës dhe për të mirën e komunës.

Premium Store