
Mitrovicasi Bunjamin Lahu është shpallur kampion për herën e dytë në mundjen e duarve, shkruan Mitropol.
Lahu u shpall kampion në kategorinë 110 kg, në garën e organizuar nga Federata e Mundje Duarsh, në qytetin e Mitrovicës.
Lajmin se është shpallur kampion e ka bërë vetë Lahu përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
“Falenderimi i takon Allahut , që u shpalla kampion i kosoves ne kategorinë 110 kg në kampionatin e shpallur nga federata e mundjes se krahut faleminderimi shkon edhe per organizaten e kampionatit te armwrestlingut dhe per krejt shoqërinë që mkan përkrah dhe jam këtu .”








