Medi
LAJME

“Bunkeri” i autobusit plot cigare – kapen mbi 80 mijë copë në Mitrovicë


Gjatë një kontrolli të dy autobusëve në linjën Serbi–Kosovë, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë sekuestruar 80,000 copë cigare pa banderola, shkruan Mitropol.

Cigaret e kontrabanduara u gjetën të fshehura në sistemin e ajrosjes, në një hapësirë të posaçme (“bunker”) dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

Ndërkaq, rasti tashmë është duke u hetuar nga Prokuria Themelore.

Koha