Premium Store
LAJME

Cakolli kritikon KQZ-në për moscertifikimin e dy subjekteve: Vazhdon praktika kundërligjore


Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka quajtur kundërligjore e të pakuptimtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar dy subjekte për zgjedhjet lokale, shkruan Mitropol.

Ai është shprehur se është e papranueshme që të refuzohen subjekte për gabime gjuhësore dhe për shkak të ngjajshmërisë me sloganin e një partie tjetër.

Krejt ky reagim i Cakollit vjen pasi që në mbledhjen e sotme, KQZ-ja nuk e certifikoi iniciativën “Lidhja për Prishtinën” pasi u tha se ka ngjashmëri me brendin dhe identitetin historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, subjekti tjetër Demokratike të Kosovës. Ndërsa, “Lëvizja për bashkimin e shqipëtarëve” nuk u certifikua për shkak të gabimit drejtshkrimor.

Asnjë parti nuk ka monopolin mbi brendet apo kujtimet e fushatave. Për më keq, është e papranueshme të refuzohen subjekte për gabime gjuhësore, thua ti se anëtarët e KQZ-së janë lektorë”, është shprehur tutje Cakolli.

Premium Store