Cedric Russell i bashkohet Trepçës

Klubi i basketbollit Trepça ka zyrtarizuar përforcimin e ri për sezonin 2025/26 – Cedric Russell, shkruan Mitropol.
Lojtari amerikan që luan në pozitat 2/1 vjen nga kampionati austriak, ku me ekipin Traiskirchen Lions kishte mesatarisht 17.2 pikë për ndeshje.
Russell ka përvojë edhe në ligën ABA 2 me MZT Skopje, si dhe në NCAA me kolegjet Louisiana dhe Ohio State.








