Medi
02KULT'ARTLAJME

‘Çele guri gojën’, asnjë sqarim nga Bedri Hamza për rrënimin e shkollës më të vjetër të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, tash e dy ditë është kthyer në personin më të kritikuar në Mitrovicë, pas rrënimit të objektit të shkollës së parë shqipe të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Megjithatë, Hamza ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur dhe të mos e jap asnjë sqarim se pse ndodhi ky rrënim.

Tripika

Për rrënimin e këtij objekti që është pronë e Bashkësisë Islame e nacionalizuar nga Komuna më 1975 reaguan shumë qytetarë, duke përfshirë shoqërinë civile, muzikantë, profesorë e politikanë.

Krim monstruoz ndaj kulturës – Komuna e Mitrovicës rrënoi objektin e shkollës së parë shqipe, objekt i vjetër mbi 150 vjeçar.

Kjo shkollë është ndërtuar para një shekulli e gjysmë si shkollë fetare, në vitin 1888 filloi mësimet në gjuhën shqipe. Mësimi shqip u ndalua më 1912 pasi Serbia pushtoi Kosovën, për t’u rihapur sërish mësimi shqip më 1916 në kohën e Austro-Hungarisë kur kryetar i Mitrovicës ishte Dervish Mitrovica (1878-1878). Më 1919 sërish pushteti serb e ndaloi mësimin shqip. Më 1941 u shndërrua serish në shkollë shqipe dhe Bedri Gjinaj i vuri emrin Shkolla “Skenderbeg”. Pas pushtimit komunist të Kosovës vazhdoi të jetë vatër arsimi deri sa viteve të 60-70-ta e deri para pak vitesh u kthye në shkollë të muzikës ku morën dhe dhanë mësim artistët më të mëdhenj kosovarë të muzikës.

Analisti Nexhmedin Spahiu tha se rrënimi tinëzar pa paralajmërim i këtij objekti e bënë kryetarin Bedri Hamza me njollë të pashlyeshme turpi për këtë veprim antikulturor e antikombëtar, por Hamza vazhdon të mbetet në rolin ‘çele guri gojën’./Mitropol/

Premium Store