Çfarë lapsuzi: Akademia e Shkencave të Shqipërisë vendosë një faturë banke si foto profili në Facebook

Akademia e Shkencave e Shqipërisë mëngjesin e djeshëm e ka nisur me një ‘lapsuz’ teknik në faqen e saj në rrjetin social Facebook.
”Mitropol” ka kapur momentin kur në fotografinë e profilit të faqes së Akademisë është vendosur një faturë bankare e bankës Raiffesisen e cila tregonte një tërheqje parash.

Nuk ka shkuar gjatë dhe përgjegjësi i faqes e ka vërejtur lapsuzin e lëshuar dhe e ka përmirësuar gabimin.

Duhet theksuar se një gafë shumë më të madhe se kjo gjatë ditëve të kaluara e ka lëshuar Akademia e Shkencave e Kosovës duke publikuar një shkrim me qëndrime skandaloze e drejtshkrim skandaloz, shkrim ky të cilin e kanë larguar nga faqja e Akademisë pas kritikave të mëdha nga elita shoqërore në Kosovë.
I njejti është botuar më pas nën profilin privat të kreut të Akademisë, Mehmet Krajës./Mitropol/








