Dukato 2
LAJME

Çitaku Borrellit: Gënjeshtër, Thaçi u dorëzua e s’u arrestua

Nënkryetarja e parë e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Josef Borrellit, i cili tha se Hashim Thaçi ishte arrestuar sa ishte në pozitën e presidentit të vendit.

Çitaku e ka quajtur gënjeshtar përfaqësuesin e lartë të BE-së, e sipas së cilës po vërtetohet politizimi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Aurora Group

Reagimi i plotë:

Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!

Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit.

Weelnes