Active 2
LAJME

Çitaku: Përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve – Kurtit nuk i bëhet vonë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme, duke thënë se është përpjekje e qëllimshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shkruan Mitropol.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takohet sot me zyrtarin e lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili që nga dita e djeshme po qëndron në Kosovë.

Çitaku dha edhe detaje për diskutimet që mund t’i ketë Krasniqi së bashku me Hanrahan, por tha se bota po ndryshon, derisa ata si deputetë vazhdojnë të mbledhen në seanca për shkak të kokfortësisë së Kurtit për mos angazhim serioz në ndërtimin e institucioneve.

“Sot u mblodhëm këtu për të përseritur të njëjtin skenarë, skenarë i cili nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si jo kushtetues. Kjo tashë përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës” u shpreh ajo.

Premium Store