Dukato 2
LAJME

Çka deklaroi dëshmitari D.D për vrasjen e Muhamed Likës?

 

Një ditë pas vrasjes së policit Muhamed Lika, më 2 prill të këtij viti, Policia e Kosovës e ka intervistuar një dëshmitar, shkruan Mitropol.

Active

Në deklaratën e tij, D.D., thotë se ka dëgjuar disa krisma nga banesa e tij, teksa thotë se në atë moment ka parë dy djem të rinj duke vrapuar.

Ndërkaq, Policia i kishte kërkuar atij që të përshkruante dukjen e dy personave që kishte parë.

” Unë mund të them se kanë qenë të ri sepse kanë biseduar në vrap, kanë thënë, ‘Boll mo, qaq ke, e pat’, tha njëri nga ata, por nuk e di se cili. Ata ishin të veshur: i pari kishte një jakne të safjantë ngjyrë e gjelbër e mbyllt, pa kapuç, të cilën e ka pasur të mbërthyer deri te mjekra. I dyti më ka rënë në sy molla e Ademit të cilën e kishte shumë të theksuar” ka deklaruar më tej ai.

Koha