Medi
LAJME

Çka iu premtua Vuçiqit për heqjen e barrikadave në Veri

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë  ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.

Ai tha se sot para mesditës mund të nis heqja e tyre, pa dhënë orën e saktë.

Weelnes

Aleksandar Filipoviq, i cili së fundi u largua nga Policia e Kosovës i tha Vuciqit se ligji dhe drejtësia për serbët në Kosovë nuk ekziston dhe se vitin e fundit është bërë e padurueshme.

“Nuk ka jetë për serbët, ndërsa në veri të Kosovës ka “banditë” të veçanta. Veriu nuk është i shtet të Kosovës. Ata nuk kanë asnjë element të shtetësisë atje, as nuk zbatojnë kompetencat e tyre, as ligjin – tha Filipoviç.

Tutje, ai shtoi se nëse shqiptarët i heqin barrikadat, do t’i gjuajnë mbi ta sikur gjuajnë lepujt.

Vuçiq i tha Filipoviçit se duhet biseduar para se të shkohet në luftë.

Duke u mundua ta bind Filipoviqin, Vuciqi shtoi se janë 500 gjëra që do të marrin nga ndërkombëtaret nëse do të tërhiqen barrikadat.

“Unë vetëm po ju pyes, çfarë marrim? Qëndroni nesër në barrikada dhe çfarë t’u themi atyre që na kanë plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat? Nëse u themi se nuk u besojmë, atëherë me kë do të flasim nesër. Le të përpiqemi të flasim para se të shkojmë në luftë. Asnjë nga serbët nuk mund të gjuajë si lepujt. Edhe pse do të donin. Vetëm mendoni përsëri, para fundit të mbrëmjes, çfarë fitojmë nëse barrikadat mbeten? Dhe unë mund t’ju them 500 gjëra që i marrim nëse tërhiqen”, tha Vuçiq dhe theksoi se nuk ka asnjë të keqe për Serbinë në zgjidhjen e propozuar.

Koha