Dukato 2
02LAJME

Çka po ndodhë kështu në Mitrovicë? – Djali rrah babain e vet dhe shkatërron shtëpinë ku jetonte

Rastet e dhunës dhe përleshjeve në Mitrovicë nuk po kanë të ndalur. Një rast tjetër është shënuar dje, ku një person është arrestuar pasi ka rrahur babain e vet, shkruan Mitropol.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij, viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Aurora Group

I dyshuari gjithashtu edhe ka demoluar gjësendet në shtëpi, siç njofton Policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Mitropol/

Koha