Çudirat nuk kanë të ndalur në Mitrovicë të Veriut: Një grua denoncon ish-të fejuarin për profil të rremë dhe fyerje publike në TikTok

Rastet e hapjes të profileve të rreme në rrjete sociale për keqpërdorime të ndryshme janë bërë shumë të shpeshta në shoqërinë tonë, shkruan Mitropol.
Pikërisht, një rast i këtillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Veriut, ku një grua ka denoncuar ish-të fejuarin e saj për krijimin e një profili të rremë në rrjetin social TikTok, i cili po përdorej për fyerje online.
Rasti është denoncuar poashtu gjatë ditës së djeshme, derisa Prokurori kujdestar ka autorizuar inicimin e rastit si “Ngacmim”.








