Dukato 2
LAJME

Dalin detaje të reja nga vrasja në Prishtinë

Gruaja që raportohet se u vra nga burri në repartin e Gjinekologjisë ishte në javët e fundit të shtatzënisë

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e gruas pranë repartit të Gjinekologjishë në QKUK.

Tripika

Siç ka mësuar gazetarja e Nacionales që po raporton nga vendi i ngjarjes, ajo ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatëzënisë.

Tutje gazeta mëson se një patrullë e policisë është dërguar edhe te shtëpia e dorasit.

Ky i fundit ende është në arrati, ndërsa ka raportime se është i arrestuar.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.

Nacionale ka kontaktuar me autoritetet gjegjëse për më shumë informata dhe është në pritje të informatave.

Weelnes