Medi
02LAJME

Dalin pamjet: I riu shqiptar ndiqet nga serbët në veri të Mitrovicës

Një i ri shqiptar është sulmuar mbrëmë në veri të vendit.

Në videon që është publikuar nga profesori universitar nga Mitrovica, Alban Zeneli, shihet një i ri teksa vrapon për të shpëtuar nga sulmuesit e maskuar.

Premium Store

Zeneli tha se sipas banorëve ka disa netë që mbrëmjeve në veri nuk ofron askush siguri, shkruan Jepi zë.

Ai thekson se video është xhiruar mbrëmë rreth orës 22:00 në një rrugë në mes të lagjes “Tre rrokaqiejt” dhe Spitalit në Veri.

Postimi i plotë:

Patriota te Facebookut, linqit publik, e pishtare te barazise, ne Kosoven tone, ne prag te vitit 2023, shiheni se si perndiqet nje shqiptar ne veri, i cili vrapon per ta shpetu koken. Njerezit qe e sulmojne jane te maskuar, nderkohe qe ka disa nete qe sipas banoreve, ne veri mbremjeve nuk ofron siguri askush. Bile, ne uren e ibrit disa nga banoret jane udhezu mos me shku as ne shtepite e tyre. Videoja eshte incizuar mbreme rreth ores 22, ne nje rruge ne mes te lagjes ‘Tre rrokaqiejt’ dhe Siptalit ne Veri. Policia e ka deklaru sigurisht vetem si kanosje. A e gjithe vemendja jone bartet te nje gjest, te nje ngjarje sportive dhe efektet e saj.

Active 1