Dega e “Bereqetit” në Mitrovicë pranon 50 pako ushqimore dhe 50 thasë miell si donacion për skamnorët

Dega e shoqatës “Bereqeti” në qytetin e Mitrovicës sot ka pranuar një donacion prej 50 pakove ushqimore, higjienike dhe 50 thasëve me miell, shkruan Mitropol.
Donatorët e këtyre pakove janë kompania nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Peja New York”.
Kjo shoqatë gjatë këtyre ditëve në Kosovë ka shpërndarë 447 pako ushqimore për skamnorët dhe nevojtarët.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë falënderuar donatorët për ndihmën për skamnorët. /Mitropol/







