
Po vazhdon gjendja e mjerueshme e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
I mbetur në harresën e institucioneve shtetërore, stadiumi olimpik po shkatërrohet dita-ditës.
Fotot e realizuara nga një qytetar mitrovicas sot dhe të dërguara në redaksinë e “Mitropol” tregojnë më së miri gjendjen në të cilën ndodhet ky stadium.
Ndonëse u nis për t’u renovuar, ky proces përveç që nuk kishte progres tashmë ka stagnuar i tëri.
Se cili do të jetë fati i njërit nga objektet më të mëdha të sportit në Mitrovicë mbetet të shihet. /Mitropol/