Aurora Group
LAJME

Del një artikull skandaloz i Dimal Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare


Gazetari Besnik Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një artikull të publikuar në 2012, ku tani kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ‘‘po dezinformonte botën’’ duke thënë se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge, shkruan Mitropol.

Në artikull thuhet se mbështetja nga trafikantët e drogës nuk kufizohej vetëm në para, por se, sipas artikullit të Bashës, ata dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së.

Kurse, Krasniqi ka thënë se ‘‘ky pamflet propagande kundër UÇK-së’’, do të duhej të shërbente që menjëherë të iniciohej shkarkimi i Bashës.

“Një “studim” i kryeparlamentarit Dimal Basha, i publikuar në 2012-n, po e dezinformon botën se UÇK-ja është ngritë me ndihmën e kriminelëve dhe banditëve shqiptarë e të huaj, se UÇK-në na e paskan financu bandat kriminale e trafikantët e drogës dhe se diaspora është detyru të japë para për UÇK-në, nën kërcënimin e bandave të krimit”, thuhet tutje në postimin e Krasniqit.

Koha