TEB
LAJME

Denohet me 10 vite burg në SHBA kosovari për bashkim me IS-in

Nga një gjykatë federale në Uashington në SHBA, u denua me 10 vite burg, Lirim Sylejmani, 49 vjeç, për pjesëmarrje në trajnim ushtarak me IS-it si dhe për përfshirjen në të paktën një përballje të armatosur kundër koalicionit të udhëhequr nga shteti amerikan, shkruan Mitropol.

Medi

Sylejmani, i njohur ndryshe si Abu Sulayman al-Kosovi, sipas Sinjalit, kishte pranuar fajësinë në vitin 2024, për pjesëmarrje në trajnim ushtarak nga një organizatë e shpallur si terroriste.

TEB

Sipas dokumenteve të gjykatës, Sylejmani kishte udhëtuar në Siri në nëntor të vitit 2015, së bashku me familjen e tij për t’iu bashkuar IS-it.

Pas lirimit, Sulejmani do të jetë nën vëzhgim të autoriteteve gjatë gjithë jetës së tij.

Koha