Deputetët kritikojnë Bashën jashtë Kuvendit për artikullin kundër UÇK-së

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën kur kësaj radhe do të tentohet vetëm konstituimi i këtij institucioni, shkruan Mitropol.
Procesi ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, gjë që nuk u arrit në seancën e së martës.
Dimal Basha më 26 gusht u zgjodh kryekuvendar, e që për nënkryetarë të tij votat “për” i morën Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi.
Megjithatë, ani pse seanca ishte planifikuar të fillonte në ora 11:00, ajo filloi me vonesë për shkak të ardhjes së vonshme të disa deputetëve.
Gjithashtu para fillimit të seancës, deputetët nuk i kursyen kritikat për kryeparlamentarin Dimal Basha rreth një artikulli që ishte bërë publik gjatë ditës së djeshme ku sipad tyre ” po njollosej emri i UÇK-së”, madje pati edhe disa prej tyre që kërkuan dorëheqjen e Bashës nga posti i kryekuvendarit.







