
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pagat të cilët morën dje zyrtarët shtetërore pas miratimit të Ligjit të Pagave.
Deputetja Bajrami tha se ministrave nga Qeveria Kurti dje u kanë dalë pagat për rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar.
Madje ajo tha se tashmë ka filluar edhe një tallje nga këta ministra karshi qytetarëve.
Bajrami reagoi edhe në lidhje me deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se konfiskimi i pajisjeve për mihje të kriptovalutave ndikoi në kursimin e 1 milion eurove.
Sipas Bajramit, kjo nuk përputhet me të dhënat e KOSTT-it dhe të ZRRE-së.








