Aurora Group
LAJME

Deputetja Xhevahire Izmaku kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e Dimal Bashës


Deputetja nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, shkruan Mitropol.

Izmaku tha se “ky turp nuk kalon me një konferencë për shtyp”, duke theksuar se dorëheqja është e vetmja zgjidhje.

Ajo bëri thirrje që jo vetëm deputetët që votuan kundër, por edhe ata që kanë gjykim të shëndoshë dhe e duan vendin e sakrificën e UÇK-së, përfshirë edhe brenda Vetëvendosjes, të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Bashës.

Sipas saj, një person që ka bashkautorësi në punime shkencore kundër UÇK-së, në linjë me Serbinë, Dick Martyn dhe Rusinë, nuk mund të udhëheqë institucionin më të lartë të vendit.

Deputetja e Nisma kërkoi gjithashtu llogari nga PDK dhe AAK për votimin e tyre, duke e cilësuar si një “shkarje të rëndë”.

Premium Store