
Sot në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në Kosovë, është zhvilluar derbi lokal i qytetit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Në këtë derbi mes Trepçes 89 dhe Trepçes, fituese ka dalur Trepça 89, e cila ka shënuar fitore me rezultat 2:0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, përfundoi me golat e shënuara nga Robert Rrahmani në minutën e 36-të dhe Ardian Muja në minutën e 61-të. /Mitropol/








