Pellini
LAJME

Dërgohen në QKUK për trajtim dy të aksidentuarit në Zhabar

Dërgohen në QKUK për trajtim dy të aksidentuarit në Zhabar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Zhabar të Mitrovicës, me ç’rast lëndime kanë pësuar dy persona, shkruan Mitropol.

London

Dy të aksidentuarit fillimisht janë trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërkaq tashmë janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Dy të aksidentuarit e moshës 22 vjeçare pas trajtimit nga ana e mjekut specialist të emergjencës dhe ortopedit kujdestar së bashku me konsultat tjera specialistike dhe imazherive, të dy pacientët janë dërguar për në QKUK. Njëri në neurokirurgji e tjetri për te kirurgu maxillofaciall”, tha Dr.Qenani për Mitropol.

Ndërkaq lajmi për “Mitropol” u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:30 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Zhabar. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona.”, u tha nga policia.

Pellini