Medi
02LAJME

Dërgohet në mbajtje nxënësi që dyshohet se theri me thikë nxënësin 15 vjeçar në Mitrovicë

Mbrëmë është raportuar për një përleshje mes nxënësit dhe ish-nxënësve të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Fazli Greiqevci’ në Shipol të Mitrovicës, ku si pasojë një i mitur është therur me thikë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas intervistimit të të dyshuarit nga hetuesit policorë në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prokurori ka nxjerrë aktvendim që atij t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh.

Pellini

Po ashtu është intervistuar edhe një tjetër i mitur në cilësinë e dëshmitarit. Prokuroria ka nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Ndryshe, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të shkollës së mesme të ulët “Fazli Greiqevci”, ku pas një mosmarrëveshjeje dy nxënës kanë sulmuar një tjetër, të cilin e kanë goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Viktima është një 15-vjeçar, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por për shkak të gjendjes serioze është transferuar në QKUK.

Koha