Dërguti: Partitë i vendosin kandidatet gra në komunat që e dinë se s’kanë gjasa të fitojnë

Opinionistja Aida Dërguti ka thënë se partitë vendosin kandidate gra në komunat që e dinë që nuk kanë gjasa të fitojnë, shkruan Mitropol.
Ajo gjithashtu tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka vendosur formalisht gratë në listë, dhe ka bërë mirë.
Dërguti u shpreh se kjo gjë është duke ndodhur tradicionalisht në të gjitha partitë.
” Ka një lloj hile edhe ku janë gratë kandidate, aty ku nuk ka gjasa janë gratë kandidate.Aty ku ka partia bastion janë burrat”, është shprehur tutje Dërguti.








