Medi
02LAJME

Dëshmitari i aksidentit në Zhabarë ku vdiq 70 vjeçarja: Policia nuk e hapi telefonin 5 herë

Një aksident i rëndë i mori jetën gruas 70 vjeçare në Zhabarë të Mitrovicës, pasi u godit nga vetura.

Policia dhe Spitali kanë konfirmuar vdekjen e gruas në vendin e ngjarjes, mirëpo për të parët ka ankesa, shkruan Jepi zë.

Pellini

Dëshmitari thotë se Policia është vonuar shumë derisa ka ardhur në vendin e ngjarjes.

Madje, sipas tij, Policia nuk i ka hapur telefonin për pesë herë. Vetëm në thirrjen e gjashtë, ai ka mundur ta raportojë rastin.

Sidoqoftë, Ekipi emergjent i mjekëve e kanë konstatuar se e aksidentuara vdiq në vendin e ngjarjes.

Pellini