LAJME

Dështimi i referendumit në veri, SHBA: Kryetarët aktual mbesin në funksion

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Dështimi i referendumit në veri, SHBA: Kryetarët aktual mbesin në funksion

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me dështimin e referendumit “për ose kundër” dorëheqjes së kryetarëve në veri kanë vlerësuar “përpjekjet e autoriteteve zgjedhore të Kosovës që t’u mundësojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës të regjistrohen si pjesëmarrës në këtë proces”, derisa kanë shtuar se kryetarët aktual mbesin.

“Dje Kosova mbajti votim për largim të kryetarëve në komunat veriore. Kishte dalje të pakët të njerëzve në votim. Neve na vjen keq që disa aktorë politikë nuk e shfrytëzuan plotësisht mjetin demokratik në duar e tyre nën ligjin kosovar.

Vlerësojmë përpjekjet e autoriteteve zgjedhore të Kosovës që t’u mundësojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës të regjistrohen si pjesëmarrës në këtë proces.

E dimë që s’ka vendim nga votuesit për të larguar kryetarët dhe ata mbeten në atë funksion sipas kornizës ligjore të Kosovës”, deklaroi Robert Wood, përfaqësuesi i ShBA-së në KS të OKB-së.