Active 2
02LAJME

Detaje ekskluzive nga vrasja e djeshme në Mitrovicë: Pronari i lokalit u plagos me armë në fyt dhe bark

Dje në ora 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë dy hajna hynë për plaçkitje në një market, shkruan Mitropol.

Pas plaçkitjes të njejtit kanë gjuajtur me armë pronarin e lokalit, Ali Malokun, një burrë rreth 70 vjeç, i cili vdiq pas plagëve të marra.

Aurora Group

Mitropol nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes mëson ekskluzivisht se pronari i marketit u qëllua pasi hajnat dolën nga lokali me paratë e vjedhura.

Siç mëson portali, Maloku u godit dy herë, një herë në fyt dhe një herë në abdomen dhe humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes së madhe.

I njejti u dërgua me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës me veturë të policisë por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Ai po punonte në market bashkë me gruan, pasi çifti nuk kishin fëmijë dhe po e siguronin bukën e gojës nga ky market.

Policia arriti t’i arrestojë dy grabitësit, ndërsa të njejtit raportohet se kryen një grabitje tjetër të armatosur një natë më parë në lagjen “Ferat Dragaj” në Mitrovicë./Mitropol/

Active 1