Medi
LAJME

Detaje nga aksidenti në fshatin Shupkovc – mbetën të lënduar katër persona


Para pak orësh Mitropol kishte raportuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku ishin përfshirë dy vetura.

Rastin për Mitropol e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhije Pllana.

Sipas Pllanës, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës./Mitropol/

Koha