
Policia e Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i dhunës në familje në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Në raportin e Policisë thuhet se një person mashkull, ka rrahur fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, i cili është liruar në procedura të rregullta, ndërsa viktimës iu është dhënë tretman mjekësor. /Mitropol/








