Dukato 2
02LAJME

Digjet një veturë “Fiat Punto” në veri

Në rrugën Car Dushani në Zveçan, mbrëmë pas mesnate është djegur plotësisht një veturë e bardhë “Fiat Punto” me tabela KM dhe pronar të nacionalitetit serb. Siç mësojmë, bëhet fjalë për një burrë me iniciale S.N.

Policia e Kosovës e rajonit të Veriut, në stacionin e Zveçanit është lajmëruar me telefon në orën 00:50 për zjarrin në këtë veturë, njofton Kossev, transmeton “Mitropol”.

London

Policia më pas në adresën e përmendur ka konstatuar se një automjet është djegur, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe pronari, i cili ka dhënë deklaratë.

Njësitet e zjarrfikësve nga Zveçani dhe Mitrovica me aksion të përbashkët kanë shuar zjarrin dhe siç ka specifikuar PK-ja, vetura është dëmtuar totalisht.

Me urdhër të departamentit hetimor është kryer hetimi, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar hapjen e rastit të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.

Kjo është vetura e pestë që po digjet brenda këtij viti./Mitropol/

Dukato 1