
Një veturë e cila ka qenë qenë në lëvizje është kapluar nga zjarri në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, rreth orës 20:20.
Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.
Rastin e ka konfirmuar për Jepi zë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Borovci.








