Medi
LAJME

Dimal Basha tenton të shfajësohet për shkrimin anti UÇK – thotë se po bëhet propagandë kundër tij si dikur kundër Rugovës


Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka cilësuar si “raportim të rremë” lajmet që publikuan një hulumtim në bashkautorësi të tij, e i cili fliste kundër UÇK-së, shkruan Mitropol.

Ai gjithashtu ka vazhduar të njejtën retorikë kundër mediave, duke i lidhur me Beogradin pasi tha se po përdorin burime nga gazetat e Beogradit.

Basha gjithashtu tha se po tentohet që të bëhet propagandë ndaj tij sikurse ishte bërë me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai poashtu e ka mohuar pretendimet se ka shkruar një artikull kundër UÇK-së, duke theksuar se nuk ka kontribuuar në publikimin e tij gjatë 2012-ës, dhe se vetëm një kolege e tij ka qenë autore.

Pellini