Pellini
LAJME

Dita e 14-të pa paga në RTK, Bajrami : 700 familje po presin veç një nënshkrim të Kurtit, padrejtësi dhe abuzim


Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës kanë mbetur pa paga qe tash e 14 ditë, shkruan Mitropol.

Sipas Bajramit, krejt kjo situatë është shkaktuar për shkak të një nënshkrimi të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndër të tjera, ajo gjithashtu i ka bërë thirrje publike Prokurorisë Speciale që të marrë veprime të menjëhershme për “lirimin e institucioneve nga uzurpatorët”.

“700 familje po presin një nënshkrim nga Albin Kurti, i cili refuzon ta japë, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkrurar ndër të tjera Bajrami.

Pellini