
Në Mitrovicë po mbahen “Ditët e Disaporës”, shkruan Mitropol.
Lidhur me këtë organizim Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri tha se mërgimtarët po argëtohen në shesh me mbrëmje muzikore dhe se Mitrovica u dëshiron pushime të këndshme.
Postimi i plotë:
Mitrovica po mirëpret mërgimtarët me një koncert që nisi mbrëmë dhe vazhdon për disa netë me radhë.
“Ditët e Diasporës” do të na argëtojnë në sheshin e qytetit me programe muzikore dhe përformanca të tjera artistike.
Mërgimtarë, Mitrovica ju uron mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindje.








