Medi
02LAJME

Djali bashkë me nusen rrahin babain e moshuar në Vushtrri, përfundojnë në Polici

Të dielën në mbrëmje në një shtëpi në qendër të Vushtrrisë është raportuar një rast i dhunës në familje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë një burrë i moshuar dyshohet se është rrahur nga djali, i cili bashkë me bashkëshorten e tij kanë sulmuar babain/vjehrrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Weelnes

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 64-vjeçari, i cili ka deklaruar se djali dhe nusja e tij e kanë goditur disa herë, pas një debati verbal që patën mes vete, për çka ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Active 1