Medi
LAJME

Dogana kap produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

 

Në aeroportin “Adem Jashari”, gjatë kontrolleve rutinë, është zbuluar një rast i tentativës për të futur mallra të padeklaruara, shkruan Mitropol.

Active 1

Këto mallra e kishin një vlerë rreth 3,264 euro.

Dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli janë përzgjedhur për kontroll pas vëzhgimit dhe analizës së rrezikut nga ana e zyrtarëve doganorë.

Gjatë kontrollit nëpërmjet skanerit dhe inspektimit fizik të bagazheve, janë zbuluar mallra të padeklaruara si: Produkte kozmetike, Ambalazhe me mbishkrime të brendeve të ndryshme, Ngjitëse/stikera me mbishkrime komerciale.

Të gjitha këto mallra janë ndaluar përkohësisht dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Koha