Aurora Group
02

Doktori i sportit dhe i jetës – Dr. Vehbi Leku, gjysmë shekulli mes kirurgjisë e ndihmës në arenën sportive

Në Mitrovicë, emri i Dr. Vehbi Lekut është i lidhur me përkushtim, humanizëm dhe sport. Prej vitit 1980, ai qëndroi pranë sportistëve në momentet e tyre më të vështira, duke u bërë pjesë e hendbollit, futbollit, basketbollit e boksit – gjithmonë si mjek vullnetar, shkruan Mitropol.

Për rreth 45 vite, doktor Leku ka qenë një figurë e pandalshme, duke ofruar ndihmë aty ku ishte më e nevojshme.

Medi

Puna e tij nuk kufizohet vetëm te sporti. Ai njihet si një nga kirurgët më të aftë mitrovicas. Edhe në vitin 2019, gjatë aksioneve në veri të vendit, ai ishte në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Mitrovicës duke trajtuar policët e lënduar, si dëshmi e profesionalizmit dhe humanizmit që e karakterizon.

Dr. Vehbi Leku ka punuar edhe krah figurave të mëdha të mjekësisë, si kirurgu dhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi, në spitalin “Dr. Sami Haxhibeqiri”. Por përveç profesionit, ai ka një histori familjare të veçantë,!ishte bashkëshort i Dr. Xhika Lekut, kirurgia e parë shqiptare në ish-Jugosllavi, e cila u nda nga jeta në vitin 2024.

Sot, shembulli i tij i qëndrueshmërisë dhe dashurisë për sportin e mjekësinë mbetet frymëzim për të rinjtë. Dr. Vehbi Leku nuk është vetëm një kirurg i njohur i Mitrovicës, por edhe një figurë që la gjurmë të thella në sportin dhe shëndetin e Kosovës./Mitropol/

Koha