Dr. Ferit Përvetica, oftamologu që trajton me profesionalizëm e zemër pacientët në Mitrovicë

Në një qytet ku shumëkush kërkon dritë në fund të tunelit shëndetësor, ka një emër që ndriçon me përkushtim, dije dhe njerëzi, oftalmologu Ferit Përvetica. Ai nuk është thjesht një specialist i syve, por një figurë e dashur dhe e respektuar nga pacientët në çdo cep të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Dr. Ferit Përvetica, i cili prej vitesh ushtron profesionin në Spitalin e Mitrovicës, është bërë sinonim i kujdesit cilësor për shëndetin e syrit. Me një qasje që shkon përtej recetave dhe diagnozave, ai i afrohet çdo pacienti me ndjeshmëri e afërsi njerëzore. Nuk është vetëm mjeku që sheh me sy, por edhe ai që sheh me zemër.
Profesionalizmi i tij, i gërshetuar me përkushtim të palëkundur dhe një etikë të admirueshme, e ka shndërruar në një pikë reference për qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore. Pacientët e përshkruajnë si “dorë e sigurt”, ndërsa kolegët si një profesionist që nuk njeh kompromise në cilësi.
Por Dr. Përvetica nuk ndalet vetëm në sektorin publik. Ai ofron shërbime edhe në një ordinancë private në Mitrovicë, duke e rritur edhe më shumë qasjen e qytetarëve ndaj trajtimeve bashkëkohore në fushën e oftalmologjisë.
Në një kohë kur besimi ndaj sistemit shëndetësor është shpesh i lëkundur, emra si Ferit Përvetica rikthejnë shpresën dhe kujtojnë se ende ka mjekë që e ndjejnë betimin e Hipokratit si mision e jo vetëm si profesion.
Në sy të qytetarëve të Mitrovicës, ai është më shumë se një mjek – është dritë./Mitropol/








