Drejtoresha e Kulturës dhe Sportit pret trajnerin Ardian Abrashi, po na e zbardhë fytyrën në Austri

Në ambientet e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, drejtoresha Valdete Idrizi ka pritur trajnerin mitrovicas me veprim në Grac të Austrisë, Ardian Abrashin, shkruan “Mitropol”.

Abrashi i cili jeton dhe vepron në mërgatë po ia zbardhë fytyrën qytetit me arritjet e tij si trajner i grupmoshave të reja.

Idrizi mes tjerash tha se Anrashin e ka edhe mik që nga fëmijëria, duke e vlerësuar si njeri e sportist shembullor.

Postimi i plotë i saj:
Me shumë kënaqë takova trajnerin e futbollit me grupmosha tē reja, Ardian Abrashi, i cili jeton e vepron në Grac të Austrisë, të cilin e njoh dhe e kam mik, që nga fëmijëria.
Ardiani, një sportist dhe njeri shembullor, po kontribuon në zhvillim të sportit në Austri si një trajner i shkëlqyeshëm, po edhe duke ofruar përkrahje, këshilla edhe për zhvillim të sportit në vendlindjen e tij. Paç shëndet dhe suksese të reja si trajner në Austri, e gjithmonë je i mirëseardhur!








