
Më 22. 12.2022, në SHMLM ”Dr. Xheladin Deda” u bë pranim-dorëzimi i detyrës së re të drejtorit të shkollës. Ky pranim-dorëzim u bë në mënyrën më korrekte dhe civilizuese siç edhe u ka hije njerëzve me integritet njerëzor e profesional, transmeton “Mitropol”
Detyrën e re të menaxhimit të shkollës, të bartur nga drejtori i deritanishëm, Gani Rama, e mori profesoresha, Drite Qamili, e cila nga tash e tutje do ta drejtojë këtë institucion shkollor në cilësinë e drejtoreshës.
Kolektivi i shkollës, siç shkruan në komunikatën e sak shkolla, e mirëpriti këtë ndërrim, gjithnjë duke besuar në zotësinë dhe kapacitetin intelektual të drejtoreshës, Drite Qamili, dhe i urojnë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re, e njëherit shprehin gatishmërinë e tyre për ta përkrahur në këtë rrugëtim të ri.
Duhet cekur se emërimi i Zarajt në pozitën e drejtoreshës kishte shkaktuar pakënaqësi tek dy kundërkandidatën, ish-drejtori Gani Rama dhe kandidati Mexhit Musa. Madje, ky i fundit kishte paralajmëruar edhe padi ndaj drejtoreshës së Arsimit, Drita Kadriu për dallavere në konkurs./Mitropol/








