Aquapark 1
02LAJME

Drejtorët që pritet të emërohen sot në Vushtrri, në mesin e tyre edhe babai i Milot Rashicës

Ferit Idrizi, kryetar i komunës së Vushtrrisë, tashmë ka emëruar disa nga drejtorët e rinj në drejtoritë komunale, por që pjesa tjetër e emërimeve do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Mesohen disa nga propozimet e emrave që mund të jenë drejtor të dikastereve të ndryshme.

Medi

Në mesin e tyre është edhe babai i Milot Rashicës futbollistit të njohur, Nexhmedin Rashica.

Emri i tij po përmendet se mund të jetë drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë.

Bejnamim Shala nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pritet të emërohet drejtor i Shërbimeve Publike.

Në krye të drejtorisë së Inspekcionit është propozuar Shqiponje Hajdari Mikushnica, përderisa Hava Rruka Mlinaku për drejrore të Adminstratës.

Fazli Muharremi mund të emërohet drejtor për rini, kulturë dhe sport.

Miradije Maloku mund të emërohet drejtoresh e arsimit në komunën e Vushtrrisë.

Më poshtë emrat e udhëheqësve për katër drejtoritë respektive.

Albanez Tahiraj – KadastërRemzi Ahmeti – Financa
Fortuna Krasniqi – Urbanizim ( Propozim i Shoqërisë Civile – Arkitektëve)
Hyda Dallku – Prokurim

Koha