Drejtori i Ambientit e bën pak “horë” Kushtrim Zenelin e VV-së, ia qet mesazhet ku Qeveria s’i ktheu për mbetjet industriale për të cilat ai ankohet

Anëtari i LVV-së, Kushtrim Zeneli publikoi një fotografi ku shihen mbetjet e Fafos-it e para së cilave pozoi me Armend Mujën e Faton Pecin. Aty ai shkroi se në prapavijë shihen mbetjet industriale.
Zeneli shkroi se ndotjeve që ato sollën po ju vjen fundi pasi sipas tij, kryetari i ardhshëm Faton Peci bashkë me Kryeministrin, do të sjellin një projekt madhor për rehabilitimin e kësaj zone dhe kthimin e saj në një hapësirë të gjelbër për qytetarët, shkruan Mitropol.
Por nuk shkoi gjatë dhe një përgjigje goditëse Zeneli e mori nga drejtori i Ambientit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Sadiku i cili publikoi emailet që tregojnë se qeveria e Kurtit nuk shfaqi as interes për t’i kthyer përgjigje, e lëre më të ndërmerr diçka për këto mbetje.
Në emailet që publikoi Sadiku shihet kërkesa e tij drejtuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Agiensionit Kosovar të Privatizimit, dhe Trepça SHA.
Aty Sadiku ka sqaruar se deponia në Parkun Industrial Trepça (ish-Fafosi) është ndër burimet kryesore të ndotjes në Mitrovicë dhe se gjatë vitit disa herë erërat kanë shpërfaqur pluhurin me mbetje industriale të metaleve të rënda, e për çka Sadiku ka kërkuar intervenim urgjent, por për çka s’mori asnjë përgjigje.
Veç tjerash, ai ka ofruar edhe bashkëpunimin e Komunës për gjelbërimin e kësaj hapësire qysh moti, shumë kohë para se këtë ta përdorte si premtim Faton Peci.
Ja mesazhi i plotë i Sadikut:









